Futboll

Vojvoda shkëlqen në fitoren e Comos

vojvoda

Mërgim Vojvoda ka shkëlqyer të shtunën në fitoren e skuadrës së Comos.

Como e mposhti në udhëtim Leccen me rezultatin bindës, 3:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 17-të të Serie A. Te Como u dallua mbrojtësi i Kosovës, Vojvoda, që dhuroi dy asistime.

Vojvoda fillimisht asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Nico Paz në minutën e 20-të. 30-vjeçari asistoi edhe për mbrojtësin spanjoll, Jacobo Ramon, që e shënoi golin e dytë në minutën e 66-të.

Për Vojvodën ishin dy asistimet e para këtë edicion në elitën e futbollit italian.

Mbrojtësi i krahut e ka edhe një gol të shënuar në kampionat, ndërsa ka edhe një asistim në Kupën e Italisë. Ndaj Lecces, Vojvoda luajti deri në minutën e 84-t.

Ndërkohë ndeshjen te Lecce e kompletoi Ylber Ramadani, kurse për shkak të lëndimit mungoi Medon Berisha.


Vojvoda regjistron asistimin e parë në këtë edicion

Mërgim Vojvoda e ka regjistruar asistimin e parë në edicionin aktual të Serie A të Italisë.

30-vjeçari që e ka edhe një asistim në Kupën e Italisë dhe një gol të shënuar në Serie A, asistoi për Nico Pazin në minutën e 20-të.

Como me asistimin e Vojvodës dhe golin e Pazit, është duke fituar pas pjesës së parë në udhëtim te Lecce, 1:0.

Ndeshja i takon xhiros së 17-të.

VIDEO: