Futbollistet e Vllaznisë së Shkodrës e kanë fituar 2:0 ndeshjen e parë të “Europa Cup” ndaj Kolos Kovalivkas ukrainase.
Ishte ndeshja e parë e vlefshme për raundin kualifikues të kësaj kupe, ku Vllaznia është debutuese pas eliminimit nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkodranet fituan me golin e Megi Doçit dhe autogolin e mbrojtëses Sofiya Solomakha, në minutën e 14-të dhe në fundin e pjesës së parë.
Ndeshja u zhvillua të enjten në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa dueli kthyes luhet më 17 shtator në orën 18:00, po në Shkodër.