Sunderlandi i udhëhequr nga kapteni Granit Xhaka do të përballet me një test të vështirë në ditën e parë të Vitit të Ri.
Sunderlandi më 1 janar, të enjten, pret Manchester Cityn në “Stadium of Light”. Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së 19-të të Premier Leagues së Anglisë.
Sunderlandi nuk e ka humbur asnjë ndeshje këtë edicion në shtëpi, ndërsa zë vendin e shtatë me 28 pikë. City është i dyti me 40 pikë, pesë pikë prapa liderit Arsenalit.
Wilson Isidor është golashënuesi më i mirë me katër gola i Sunderlandit, kurse Granit Xhaka është lojtari me më së shumti asistime. Xhaka ka pesë asistime këtë edicion te Sunderlandi i rikthyer në Premier League.
Duelet tjera të enjten janë: Liverpool – Leeds United, Crystal Palace – Fulham dhe Brentford – Tottenham.