Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Viniciusi u kërkon falje tifozëve të Real Madridit

Vinicius

Vinicius Junior u ka kërkuar falje tifozëve të Real Madridit pas reagimeve të bëra pasi u zëvendësua të dielën në ndeshjen e zjarrtë ndaj Barcelonës. 

Braziliani u zëvendësua në minutën e 72-të në “El Clasicon” e fituar nga madrilenët 2:1, dhe ka reaguar ashpër ndaj trajnerit Xabi Alonso në shenjë pakënaqësie. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot dua t’u kërkoj falje gjithë tifozëve për reagimin tim kur u zëvendësova në ‘El Clasico’. Ashtu siç u kërkova falje në stërvitje, dua që bashkëlojtarëve, klubit dhe presidentit, t’u kërkoj falje edhe publikisht. Ndonjëherë reagoj për shkak të pasionit sepse gjithmonë dua të fitoj dhe ta ndihmoj ekipin. Karakteri garues buron nga dashuria që kam për klubin dhe kjo përfaqëson çdo gjë”, ka shkruar Vinicius në platformën “X” të mërkurën. 

Viniciusi iu bashkua Real Madridit nga Flamengo në vitin 2018 për 38.7 milionë funte dhe ka shënuar 111 gola në 335 paraqitje.