Mediumi anglez, “Telegraph”, ka shkruar të enjten se një skuadër e elitës së futbollit të Arabisë Saudite, pritet ta bëjë Vinicius Juniorin e Real Madridit më të shtrenjtin në botë.
Ky klub, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, pritet t’i bëjë ofertë zyrtare prej 242 milionë eurove klubit madrilen, për t’i siguruar shërbimet e brazilianit 24-vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë raportuar në javët e fundit se skuadra më e interesuar për të është Al Hilali.
Viniciusi ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027.
Rekordi i mëparshëm për transferimin më të shtrenjtë në botë mbahet nga Neymari, i cili në vitin 2017 ishte transferuar te Paris Saint-Germaini nga Barcelona.