Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vieira, kandidat për trajner të Romës

Patrick Vieira

Ish-kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira, është kandidat për t’u bërë trajner i ri i Romës, ka bërë të ditur të premten mediumi “Sky” në Itali. 

Vieira aktualisht është trajner i Genoas, që zë vendin e 12-të në elitën e futbollit italian. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç Vieiras, në listë për trajner të Romës janë edhe Stefano Pioli, Maurizio Sarri dhe Vincenzo Montella. 

Në fund të edicionit, Claudio Ranieri do të largohet nga posti i trajnerit dhe do ta marrë një rol tjetër drejtues në klub. 

Vieira u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2016, ndërsa si trajner ka punuar në ligën MLS te New York City, te Nice e Strasbourgu në kampionatin francez dhe Crystal Palace në Premier League. 

Te Genoa është prej vitit të kaluar.