Skuadra që u promovua në Serie A, Venezia, ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, Mërgim Vojvodën.
Kështu ka raportuar të martën gazetari italian, Gianluca Di Marzio.
Venezia dëshiron të bëjë një skuadër sa më konkurruese për edicionin e ardhshëm. Vojvoda shihet si opsion që mund të kontribuojë në mbrojtjen e skuadrës italiane.
31-vjeçari është pjesë e Comos. Me Comon ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Vojvoda me Comon kanë arritur sukses historik duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Mbrojtësi i krahut të djathtë në edicionin 2025/26 shënoi dy gola dhe bëri tri asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.