Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Botërori në Shtojcën për kulturë

boterori ne shtojce

• Shtojca për kulturë e “Kohës Ditore” më 19 korrik, i dedikohet Kampionatit Botëror të Futbollit. Ndër të tjera do të mund të lexoni një analizë përtej futbollit midis tifozëve, politikës dhe komercializmit.

• Se përse Faik Konica e quante “lodrën e topit me këmbët” të cilën “e lozin një grusht burrash dhe mijëra të tjerë bëjnë bast kush do të fitojë”, është një tjetër shkrim në të cilin përfshihet edhe qasjet e Albert Camusit, Jean-Paul Sartreit e Oscar Wildes.

• Po ashtu në këtë temë është edhe shkrimi i  Jorge Luis Borgesit për futbollin si dramë e luajtur nga një pëson i vetëm, ku “nuk ka rezultat, nuk ka skuadra, nuk ka ndeshje”.

• “Tradita e kultura jashtë fushës së Botërorit”, është një tjetër shkrim që sjell anën tjetër të futbollit që bashkon zakone, rite e kultura të ndryshme.

Këto dhe të tjera, të dielën në Shtojcën për kulturë të “Kohës Ditore”

Të gjitha shkrimet e Shtojcës mund t’i lexoni në koha.net