Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Iniesta lavdëron Messin: Është i aftë të bëjë gjithçka

Andres Iniesta-Lionel Messi

Legjenda e futbollit spanjoll, Andres Iniesta, ka lavdëruar Lionel Messin, duke e cilësuar si figurën kyçe të Argjentinës në Kupën e Botës. 

Ish-mesfushori theksoi se Messi ka qenë vendimtar gjatë gjithë turneut dhe se ndikimi i tij në fushë është i pakrahasueshëm. 

Sipas Iniestas, mbështetja e plotë që Messi gëzon nga bashkëlojtarët dhe paraqitjet e tij e bëjnë një futbollist të padiskutueshëm.

“Leo është i aftë të bëjë gjithçka. Ai ka qenë vendimtar gjatë gjithë Kupës së Botës dhe gëzon mbështetjen e plotë të bashkëlojtarëve. Për të nuk ka asnjë dilemë, sepse diferencën e bën ajo që tregon në fushë, ndërsa Messi aty është i padiskutueshëm”, ka thënë 42-vjeçari. 

Iniesta dhe Messi kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë te Barça. 

Messi me Argjentinën të dielën nga ora 21:00 takohen me Spanjën në finalen e Botërorit.