Futboll

Vendoset gur themeli për ndërtimin e kampit të Dritës

FC Drita

Është vendosur të martën pasdite gur themeli për ndërtimin e kampit stërvitur të klubit të futbollit Drita.

Në ceremoninë e gur themelit të kampit ishin zyrtarët e kampiones, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Ky kamp përfaqëson më shumë sesa një investim infrastrukturor. Ai është një platformë zhvillimi për të rinjtë, një bazë e fortë për sukses sportiv dhe një dëshmi e qartë se FC Drita po ndërton të ardhmen me hapa të sigurt, profesionalizëm dhe vizion”, shkruan klubi i futbollit Drita.