Arlind Veliu i Malishevës është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros në Superligën e Kosovës.
Sipas vlerësimit të komisionit të angazhuar nga FFK-ja, Veliu është dalluar në fitoren 2:0 të Malishevës ndaj Drenicës.
Mbrojtësi Veliu i shënoi të dy golat për Malishevën.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të elitës kosovare të futbollit.
FFK-ja shpall rregullisht më të mirin e xhiros.
