Ish-trajneri i Prishtinës, Ejup Mehmeti, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.
Ejup Mehmeti, i njohur si Kapiti, ishte emëruar trajner i Prishtinës në vitin 2012.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ikën në amshim të një legjende të futbollit kosovar dhe atij ndërkombëtar. Axha Ejup Mehmeti – Kapiti si një njeri me vlera të mëdha njerëzore, atdhetare dhe sportive ike për të lënë shumë vlera pas vetes, dhe duke na lënë aq shumë të pikëlluar, aq sa edhe krenar që të kishim. Do të kujtojmë me mall dhe me një dashuri të paharruar deri në takimin tonë. Shpirti yt pushoftë në paqe”, ka shkruar nipi i Ejup Mehmetit, Arben Kapiti.