Dy persona janë vrarë dhe dhjetë janë plagosur nga një sulm në Liban, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Sulmi ndodhi në qytezën Nabatieh al-Fawqa.
Të enjten, sipas ministrisë, sulmet izraelite në disa qytete kishin vrarë të paktën 14 persona, përfshirë fëmijë, raportoi CNN.
E sulmet e Hezbollahut kanë vrarë një ushtar izraelit, ndërkohë që disa të tjerë janë plagosur.
Sulmet po ndodhin derisa është vendosur për zgjatje të armëpushimit në Liban, gjatë të cilit Izraeli dhe grupi militant Hezbollah kanë vazhduar shkëmbimin e zjarrit.
Më shumë se 2,500 njerëz janë vrarë në Liban që nga fillimi i luftës. Rreth 1 milion njerëz janë zhvendosur që nga marsi pasi Izraeli nisi ofensivën tokësore.
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Të paktën 13 persona vriten nga sulmet izraelite në Liban
-
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes
-
Nëntë persona vriten pas sulmeve izraelite, përfshirë ushtarakë
-
Sulme izraelite në jug të Libanit pas urdhrave për evakuim në disa zona