Futboll

Vazhdojnë telashet për Napolin

napoli

Telashet për skuadrën e Napolit kanë vazhduar edhe të enjten pasi është raportuar se njëri prej mesfushorëve më të mirë, Andre Frank Zambo Anguissa, ka pësuar lëndim të rëndë muskulor. 

Mesfushori kamerunas u lëndua gjatë kohës sa ishte në detyrë te Kameruni dhe do të mungojë për disa muaj. 

Lajmi është konfirmuar të enjten nga kampioni në fuqi i Italisë. 

Anguissa është prej lojtarëve kryesor të Napolit në këtë edicion. Ai ka kontribuuar me katër gola e dy asistime në 15 paraqitje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.