Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Valverde tregon se si i ndikoi përleshja me Tchouamenin

Valverde - Tchouameni

Ylli i Real Madridit, Federico Valverde, ka folur për incidentin që e pati me Aurelien Tchouamenin. Ai ka pranuar se konfrontimi fizik me francezin ishte eksperiencë e vështirë. 

Uruguaiani tani është duke u përgatitur për Botërorin 2026. Ai ka falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë kohës së vështirë. 

Pas përleshjes me Tchouamenin, Valverde përfundoi në spital dhe iu desh qepje në ballë. 

“Ndihem mirë. E kam pasur përkrahjen nga gjithë tifozët e Real Madridit dhe klubit. Ndonjëherë duhet të kalosh nëpër këto vështirësi të vogla në futboll dhe në jetë, për t’u rritur dhe për t’u pjekur”, ka thënë Valverde, shkruan “Goal.com” të mërkurën. 

Klubi i dënoi të dy futbollistët me nga 500 mijë euro. 

Edhe Reagon Tchouameni: Mos e besoni atë që është thënë Futboll 2 muaj më parë Reagon Tchouameni: Mos e besoni atë që është thënë

27-vjeçari Valverde beson se kjo përvojë do t’i ndihmojë ta kthejë rolin e liderit. 

“Besoj se kjo eksperiencë do të më ndihmojë të bëhem kapiten më i mirë në të ardhmen”, tha Valverde.