Myrto Uzuni shënoi një gol dhe bëri një asistim për skuadrën e Austinit. Por kontributi i Uzunit nuk mjaftoi që Austini të marrë rezultat pozitiv.
Austini në orët e hershme të mëngjesit të së dielës u mposht në udhëtim 3:2 ndaj Montreali. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për ligën MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Uzuni, shënoi për 1:1 në minutën e 40-të.
Ai asistoi edhe te goli i dytë e që ishte i fundit për Austinin në minutën e 77-të të cilin e realizoi Owen Wolff.
Uzuni e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
30-vjeçari Uzuni në 25 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime.
Sulmuesi Uzuni pjesë e Austinit është nga janari i këtij viti kur u transferua nga Granada për 12 milionë euro.