Qendërmbrojtësi i Bayern Munichut, Dayot Upamecano, e ka lënë prapa lëndimin në gju dhe është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga klubi bavarez, një ditë pas humbjes 2:1 në “Allianz Arena” nga Interi, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ende nuk dihet nëse francezi do të luajë nga fillimi të mërkurën në “Giusseppe Meazza” ndaj skuadrës italiane.
Në dyshim për të luajtur në mesjavën e ardhshme mbetet kapiteni Manuel Neuer, që ka lëndim të pulpës. Në dyshim është edhe Jamal Musiala.