Manchester Unitedi ka lëshuar pikë që në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës, që është niveli i dytë i garave kontinentale.
Të mërkurën mbrëma në “Old Trafford”, Untedi luajti 1:1 me Twenten holandeze, ku për shumë vjet lojtar ishte trajneri aktual i Manchesterit, Erik ten Hag.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChristian Eriksen ishte protagonist në ndeshjen në të cilën Manchester Unitedi vlerësohej favorit i madh.
Danezi shënoi për 1:0 në të mirë të Unitedit në minutën e 35-të.
Por në minutën e 68-të Erikseni humbi një top në gjysmën e fushës së skuadrës angleze.
Rastin nuk e lëshoi Sam Lammers, që shënoi për 1:1.
Unitedi bëri përpjekje për të shënuar gol tjetër, por pa sukses.
Në xhiron e dytë, më 3 tetor, Manchester Unitedi luan në udhëtim ndaj Portos.