Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Unitedi u mposht nga talenti që e kishte zbuluar vetë

William Osulan

Manchester Unitedi e njeh mirë William Osulan, shumë kohë para se futbollisti i Newcastle Unitedit ta shënonte golin e fitores në Premier League të mërkurën mbrëma. 

Në vitin 2014, Osula, 11-vjeçar në atë kohë, e kishte fituar një çmim të veçantë të aftësive nga shkollat botërore të futbollit të Manchester Unitedit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai këtë çmim të fituar ia kishte publikuar edhe në faqen zyrtare. 

Osula shënoi supergol për 2:1, që ishte rezultati përfundimtar i fitores së Newcastlet. 
Osula u lind në Kopenhagë, ndërsa si i ri ka luajtur edhe te Sheffield Unitedi. 
22-vjeçari Osula iu bashkua Newcastlet në verën e vitit 2024.