Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump lartëson Amerikën, sulmon komunizmin në festimet e 250-vjetorit të SHBA-së

trump

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje amerikanëve të mbrojnë liritë që themeluesit e kombit imagjinuan 250 vjet më parë, kundër asaj që ai e ka portretizuar si kërcënimin "komunist" të paraqitur nga demokratët progresiv. 

Në një fjalim të mbajtur të premten në prag të Ditës së Pavarësisë, Trump e quajti ringjalljen e komunizmit si "një kërcënim vdekjeprurës për lirinë amerikane".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Komunizmi është një kërcënim vdekjeprurës për lirinë amerikane. Është kërcënimi më i madh për vendin tonë, duke përfshirë Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore, Pearl Harbor apo edhe 11 shtatorin", theksoi ai. 

Trumpi gjatë fjalimit të tij foli edhe për Iranin dhe Venezuelën, gjatë së cilës u krenua me performancën e Shteteve të Bashkuara. 

"E mundëm Venezuelën brenda një dite dhe e rrëzuam plotësisht Iranin. I dhamë një javë pushim për funeralin sepse jemi të mirë, është e vërtetë", tha ai.