Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Unitedi po i afrohet Championsit, por Carrick thotë se ka ende punë për të bërë

Michael Carrick

Fitorja 2:1 ndaj Brentfordit të hënën, ka bërë që Manchester Unitedi të jetë pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. Por trajneri i përkohshëm, Michael Carrick, ka thënë se skuadra duhet të angazhohet që të përfundojë sa më lart në tabelën e Premier Leagues.

Me fitore, Unitedi doli në vendin e tretë me 61 pikë, 11 më shumë se Brightoni i vendit të gjashtë. Kanë mbetur edhe katër xhiro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pesë skuadrat e para në tabelë kualifikohen në Champions, ndërsa Unitedit i duhen edhe dy pikë për kthim në garën elitare evropiane pas mungesës prej dy vjetësh.

“Liga e Kampionëve është e rëndësishme, por po ashtu nuk është diçka për të cilën duhet ta teprojmë me festë”, ka thënë Carrick.

“Duam të përfundojmë lart në tabelë dhe të jemi sfidues në ligë. Do të përpiqemi të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur. E kemi vendosur veten në pozitë të mirë, por ka edhe shumë punë për të bërë”, ka shtuar Carrick, që mori drejtimin e skuadrës në janar, pas shkarkimit të Ruben Amorimit.

Unitedi luan me Liverpoolin, të dielën.