Një gol i Matheus Cunhas në minutën e 43-të i ka dhënë fitore të rëndësishme Manchester Unitedit ndaj Chelseat, 1:0, në xhiron e 33-të të Premier Leagues angleze.
“Blutë” e dominuan ndeshjen në “Stamford Bridge” por nuk arritën t’i konkretizonin rastet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitorja e çon Unitedin në kuotën e 58 pikëve në pozitën e tretë.
Ndërkaq humbja ia vështirëson Chelseat kualifikimin në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm. Klubi londinez është i gjashti dhe tani ka katër pikë më pak se Liverpooli që si i pesti ka 52 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në sezonin e ardhshëm nga Anglia në Ligën e Kampionëve shkojnë 5 pozitat e para. Chelsea aktualisht me pozitën e gjashtë shkon në Ligën e Evropës. Por edhe për këtë pozitë po luftojnë të paktën edhe 6 skuadra të tjera.