Futboll

Ujka regjistron asistimin e parë në Belgjikë

Serxho Ujka

Mesfushori Serxho Ujka e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në elitën e futbollit belg. Ujka karrierë bënë te skuadra Waregem.

27-vjeçari Ujka te Waregemi u transferua në verë nga Egnatia për 300 mijë euro.

Skuadra ku aktivizohet Ujka, Waregemi, pësoi disfatë të shtunën në udhëtim nga Royal Antwerpi me rezultatin, 2:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 20-të.

Mesfushori shqiptar asistimin e bëri te goli i epërsisë të cilin e realizoi sulmuesi danez, Jeppe Erenbjerg, në minutën e 29-të. Ai luajti deri në minutën e 72-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë. Ujka këtë edicion ka kontribuar edhe me dy gola.

Ujka në të kaluarën ka luajtur edhe te disa skuadra tjera në kampionatin shqiptar.

Me Kombëtaren e Shqipërisë ka një ndeshje të zhvilluar.