Futboll

UEFA e zbut dënimin e Diazit

diaz

Konfederata Evropiane e Futbollit e ka zbutur dënimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Luis Diaz, nga tri ndeshje, në dy. 

Kjo do të thotë se 28-vjeçari do të mungojë në ndeshjen ndaj Sportingut të Lisbonës të martën, por do të kthehet për ndeshjen ndaj Royale Unionit. 

Diazi e mori kartonin e kuq më 4 nëntor në fitoren 2:1 ndaj Paris Saint-Germainit, pas ndërhyrjes së ashpër në Achraf Hakimit. 

Paraprakisht, kolumbiani i kishte shënuar dy golat e fitores për skuadrën gjermane.

Klubi bavarez bëri ankesë për dënimin dhe ankesa u pranua. 

28-vjeçari ka realizuar 12 gola dhe ka gjashtë asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.