Futboll

Udinese interesohet për Kumbullën

Marash Kumbulla

Marash Kumbulla mund të largohet nga Mallorca në afatin kalimtar dimëror.

Mbrojtësi i qendrës, Kumbulla, po kërkohet nga Udinese. Kështu ka shkruar të premten gazetari italian, Gianluca Di Marzio.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë te Mallorca u transferua verën e kaluar nga Roma në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni. Por huazimi mund të ndërpritet para kohe. Nëse Kumbulla transferohet tek Udinese, marrëveshja do të jetë sërish në formë huazimi.

25-vjeçari Kumbulla këtë edicion me Mallorcan është paraqitur në nëntë ndeshje në të gjitha garat. Ai ka pasur probleme edhe me lëndime këtë edicion, ku i mungoi Mallorcas në nëntë ndeshje.

Kumbulla edhe edicionin e kaluar ishte i huazuar te klubi tjetër spanjoll, Espanyol. Tek Espanyoli u vlerësua me paraqitje.