Trajneri i Rubin Kazanit, Frank Artiga, ka folur për kthimin e Mirlind Dakut dhe Dardan Shabanhaxhajt nga lëndimet.
Ai ka thënë se të dy lojtarët janë të rëndësishëm për ekipin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomentet për Dakun e Shabanhaxhajn, Artiga i dha të enjten para ndeshjes kundër Orenburgut të shtunën, në kuadër të javës së 24-të të elitës ruse të futbollit.
Daku luajti pas një kohe të gjatë për Rubinin në fitoren kundër Sochit në fundjavë e shkuar, ndërsa Shabanhaxhaj ka nisur punën me ekipin pas lëndimit.
“Lojtarët që ishin të lënduar po kthehen gradualisht në grup. Mirlind Daku luajti disa minuta në ndeshjen kundër Sochit dhe Dardan Shabanhaxhaj ka filluar punën me grupin. E rëndësishme është të mbesin me shëndet të mirë”, ka thënë Artiga.
Daku para se të lëndohej shënoi nëntë gola në 18 ndeshje, kurse Shabanhaxhaj ka realizuar dy gola.
Pjesë e Rubinin janë edhe Veldin Hoxha dhe Nazmi Gripshi.
Rubin Kazani zë vendin e shtatë me 33 pikë.