Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Trajneri i njohur në Turqi: Kosova është fantastike

kos

“Kosova është vërtetë ekip fantastik”.

Kështu ka vlerësuar trajneri i njohur në Turqi, Hikmet Karaman. Ai ka bërë një analizë të gjatë për ndeshjen Turqi – Kosovë, për mediumin e njohur turk “Hurriyet”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Para ndeshjes Sllovakia – Kosova të gjithë kanë thënë ‘shpresoj që Sllovakia nuk vjen’, por pasi kemi parë ndeshjen ata thonë ‘do të doja që të ishte Sllovakia’. Kosova është vërtetë ekip fanatstik. Mesfushorët tanë qendrorë dhe mbrojtësit duhet të luajnë shumë mirë. Duhet të luajmë me gabime minimale, duke përfshirë portierin”, ka thënë Karaman, që ka karrierë shumë të gjatë si trajner. Ai angazhohet edhe si ekspert i futbollit në televizionet turke.

66-vjeçari ka përmendur kualifikimet shumë të suksesshme të Kosovës. Ka theksuar se Zvicra, Sllovenia dhe Suedia janë në mesin e përfaqësueseve më të mira sa i takon mbrojtjes zonale, tranzicionit, kundërsulmeve dhe goditjeve standarde.

“Dhe Kosova ia doli në këtë grup. Keni kujdes. E ka mposhtur dy herë Suedinë, ka fituar 2:0 ndaj Sllovenisë dhe ka barazuar me Zvicrën që e fitoi grupin. Kështu që nuk na pret ndeshje e lehtë. Luajmë në udhëtim, tifozët e Kosovës do t’i japin ekipit të tyre mbështetje të jashtëzakonshme dhe kryeministri i Kosovës ka njoftuar për bonus rekord, që do të jetë motivim shtesë. Për lojtarët tanë do të jetë e rëndësishme të shohin atmosferën në stadium më herët. Pasi është vetëm një ndeshje dhe fituesi shkon në Botëror”, ka thënë Hikmet Karaman.

Ai ka folur edhe për aspektin taktik të lojës së Kosovës. Ka thënë se lojtarët e Kosovës e fitojnë topin shpejtë, që mesfushorët janë të gjithanshëm dhe shumë kreativ. Karaman ka theksuar se lojtarët e Kosovës pasojnë shumë mirë gjatë tranzicionit dhe kur janë nën presion.

“Po, ne kemi lojtarë të rëndësishëm si Arda Guler, Kena Yildiz dhe liderin Hakan Çalhanoglu. Por përballemi me një ekip që është shumë efikas nga ndërprerjet dhe në sulm. Trajneri ynë përfundimisht do të shqyrtojë taktikë tjetër”.

Karaman ka theksuar se për ta mposhtur Kosovën, Turqia duhet të luajë dukshëm më mirë se ndaj Rumanisë dhe madje edhe më mirë se në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Spanjës, që kishte përfunduar 2:2.

Në Turqi vazhdimisht flasin për sulmuesin Vedat Muriqi.

Muriqi ka luajtur gjatë në këtë vend. Karaman ka theksuar se nuk duhet të lejohet që Muriqi ta marr topin.

“Muriqi absolutisht nuk duhet ta marr topin. Ai është jashtëzakonisht efektiv pas krosimeve dhe në situatat një kundër një. E mban topin dhe pret që mesfushorët t’i afrohen. Lojtari i Kosovës me numër 8, Florent Muslija, është fantastik. Portieri Aro Muriq ka përvojë në Serie A”, ka theksuar trajneri turk.