E ardhmja e mesfushorit Leon Goretzka te skuadra e Bayern Munchenit mbetet e pasigurt.
Goretzkas, kontrata me Bayernin i përfundon në verën e ardhshme. Ai mund të largohet nga Bayerni si lojtar i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç kanë raportuat mediumet gjermane, kontrata e Goretzkas pritet të mos rinovohet.
Skuadra angleze, Tottenham Hotspur, ka shprehur interesim për shërbimet e reprezentuesit të Gjermanisë. Mësohet se Goretzka i është afruar tashmë klubit londinez.
Megjithatë një transferim në afatin kalimtar të janarit nuk pritet të realizohet. Drejtuesit e Tottenhamit nuk po planifikojnë të bëjnë transferime në janar.
30-vjeçari Goretzka, pjesë e Bayernit është nga vitit 2018. Deri më tani me gjigantin bavarez, mesfushori me përvojë ka zhvilluar 287 ndeshje duke kontribuar me 46 gola dhe 48 asistime.
Si futbollist është zhvilluar te Bochumi, kurse karrierë ka bërë edhe te Schalke 04.