Futboll

Tottenhami bën ofertë për Ezën

Tottenham

Tottenham Hotspuri ka bërë ofertë për futbollistin e Crystal Palacet, Eberechi Eze, shkruan të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Tottenhami i ka ofruar Palacet 55 milionë euro plus pesë milionë euro të tjera bonuse për kartonin e reprezentuesit të Anglisë.

Negociatat janë duke u zhvilluar mes drejtuesve të Tottenhamit dhe atyre të Palacet.

Eze dëshiron t’i bashkohet Tottenhamit. Javën e kaluar u raportua se Eze ka arritur marrëveshje personale me Tottenhamin.

Ai nëse transferohet te Tottenhami do të nënshkruaj kontratë deri në verën e vitit 2030.

Kontrata aktuale Ezes me Palacen i përfundon në vitin 2027.

27-vjeçari është prej futbollistëve kryesor të Palacet. Ai te skuadra që drejtohet nga trajneri Oliver Glasner u transferua në vitin 2020 nga Queens Park Rangers për 17 milionë euro.