Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tomasson vlerëson Kosovën, zbulon nëse Isak do të jetë titullar

Jon Dahl Tomasson

Përzgjedhësi i Suedisë në futboll, Jon Dahl Tomasson, ka vlerësuar Kosovën. Ai ka theksuar se Kosova ka ekip të shkëlqyer. 

“Kosova ka ekip të shkëlqyer, e don futbollin, e njeh futbollin dhe ka lojtarë cilësorë. Kei uajtur ndaj Kosovës dhe rezultatet e ndeshjeve të kaluara kanë përfundiar me rezultat të ngushtë.  Ne kemi ardhur në Kosovë për të fituar”, ka thënë Tomasson.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai nuk ka zbuluar nëse do ta aktivizoj nga minuta e parë sulmuesin e Liverpoolit, Alexander Isak. Por ka lënë të kuptohet se mund të paraqitet ndaj Kosovës.

“Në ndeshjen e kaluar e kam mbajtur për 90 minuta në bankë. Sikur rezultati të ishte 1:1 do ta aktivizoja në lojë. Ai kishte tri stërvitje me ne, ndërsa tash i ka pesë stërvitje. Mendojmë për periudhë afatgjate, jo afatshkurtër”, është shprehur Tomasson.

Selektori i Suedisë ka folur edhe për Besfort Zenelin. Ka thënë se Zeneli është duke u zhvilluar mirë si lojtar tek Elfaborgu.