Senegali e ka fituar njërën prej finaleve më interesante në histori të Kupës së Afrikës në futboll.
Të dielën në Rabat, Senegali fitoi 1:0 ndaj Marokut. Finalja e Kupës së Afrikës në Marok u vendos në vazhdime.
Pape Gueye e shënoi golin e fitores në minutën e katërt të vazhdimit të parë.
Fundi i kohës së rregullt ishte i jashtëzakonshëm. Fillimisht në mënyrë të dyshimtë iu anulua një gol i Senegalit.
Më pas u dha penallti e lehtë për Marokun, në minutat shtesë. Në shenjë revolte lojtarët e Senegalit, me kërkesë të trajnerit, lëshuan fushën.
U kthyen disa minuta më pas, kur këtë e kërkoi ylli Sadio Mane.
Përgjegjësinë për ta gjuajtur penalltinë e mori ylli Brahim Diaz.
Ai provoi me “panenka”, ndërsa gjuajtjen e ndali portieri i Senegalit.
Kështu ndeshja shkoi në vazhdime, kurse pas 120 minutave lojë festa ishte për senegalezët.
Senegali ka fituar Kupën e Afrikës për herë të dytë. Për herë të parë triumfoi në vitin 2021.
E pabesueshme, Senegali në epërsi
Përditësim, 22:23 - Senegali ka kaluar në epërsi 1:0 në finale të Kupës së Afrikës.
Pape Gueye ka shënuar për në minutën e katërt të vazhdimit të parë.
Goli:
Diaz humb penallti, finalja e jashtëzakonshme shkon në vazhdime
Përditësim, 22:16 - Brahim Diaz i Marokut ka humbur penallti në finalen e Kupës së Afrikës ndaj Senegalit. Dhe rezultati mbetet 0:0.
Ndeshja do të vendoset në vazhdime.
BRAHIM DIAZ HAS MISSED THE PENALTYYYY HOLD THAT CHEATS 😂😂😂😂😂😂 pic.twitter.com/TqJkokzNqQ
— ⚡️🇧🇼 (@Priceless_MCI) January 18, 2026
Futbollistët e Senegalit kthehen në fushë
Përditësim, 22:13 - Finalja e Kupës së Afrikës në futboll pritet të vazhdojë.
Futbollistët e Senegalit po kthehen në fushë. Këtë ua kërkoi ndër të tjera edhe ylli Sadio Mane.
Tollovi në finale të Kupës së Afrikës
Finalja e Kupës së Afrikës po përfundon në mënyrë kaotike.
Pasi u dha penallti në kohën shtesë për Marokun, lojtarët e Senegalit po e lëshojnë fushën në shenjë pakënaqësie
Po luhen minutat shtesë në finale, ndërsa rezultati është i barabartë, 0:0.
Senegal have every right to walk off the pitch!! Well done to the manager, absolute robbery 👏👏👏 pic.twitter.com/LjaLKT9HMe
— Septimus Prime (@septimusajprime) January 18, 2026