Cristiano Ronaldo nuk ndalet duke shënuar gola.
Pak ditë pasi mbushi 40 vjet, superylli portugez realizoi gol në fitoren 3:0 të Al Nassr ndaj Al Feihas të premten mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRonaldo e shënoi golin e 924-t në karrierë në minutën e 74-t, ndërsa u zëvendësua në minutën e 84-t. Ishte goli i parë për të si 40-vjeçar.
Dy golat e parë për skuadrën arabe i shënoi debutuesi Jhon Duran, që për 77 milionë euro u transferua nga Aston Villa e Premier Leagues angleze.
Kolumbiani Duran shënoi në minutën e 22-të dhe të 72-të.
Al Nassr ka 41 pikë në vendin e tretë, aq sa ka edhe Al Qadisiya në pozitën e katërt.
Lider është Al Ittihadi me 49 pikë.