Futboll

Tjetër ndeshje pa fitore për Mallorcan e Muriqit

Vedat Muriqi

Mallorca e Vedat Muriqit e ka mbyllur një tjetër ndeshje në La Liga pa fitore.

Mallorca të premten barazoi pa gola me Real Oviedon, në kuadër të xhiros së 15-të të elitës së futbollit spanjoll.

Për Mallorcan kjo ishte ndeshja e tretë rresht pa fitore në elitë.

Te Oviedo në minutat e fundit të takimit u përjashtuan dy futbollistë nga loja.

Fillimisht Santi Cazorla në minutën e 89-të u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Me karton të kuq u ndëshkua edhe Federico Vinas në minutën e 95-të.

Muriqi e kompletoi ndeshjen te Mallorca dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Oviedo ka dhjetë pikë në pozitën e parafundit.

Mallorca e zë vendin e 15-të me 14 pikë.