Pas disfatës që e pësoi javën e kaluar nga Stuttgarti, Borussia Dortmundi është mposhtur sërish në Bundesligë.
Dortmundi i drejtuar nga trajneri kroat, Niko Kovaç, u mposht të shtunën pasdite në udhëtim nga Bochumi me rezultatin 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit gjerman.
Të dy golat për vendësit i realizoi sulmuesi grek, Georgios Masouras, në minutën e 33-të dhe 35-të.
Për “verdhezinjtë” kjo ishte disfata e pestë në shtatë ndeshjet e fundit në ligë.
Dortmundi ka 29 pikë dhe është në vendin e 11-të.
Për Bochumin kjo ishte shumë fitore e rëndësishme pasi është duke luftuar për mbetje në elitë.
Ka 14 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.