Futboll

Tjetër gol nga Hasani në Turqi

Florent Hasani

Florent Hasani ka realizuar tjetër gol në kategorinë e dytë të futbollit turk.

Hasani realizoi gol të premten në disfatën që e pësoi Boluspori 3:1 nga Erokspori. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e nëntë.

Sulmuesi kosovar, Hasani, e realizoi golin e epërsisë për Bolusporin në minutën e shtatë. Por Erokspori më pas realizoi tre gola të tjerë për t’i arkëtuar pikët e plota.

Hasani që është edhe kapiten i Bolusporit e kompletoi ndeshjen.

28-vjeçari Hasani këtë edicion ka tetë gola të shënuar dhe ka kontribuar edhe me dy asistime. Ai është edhe golashënuesi më i mirë deri më tani në kategorinë e dytë.