Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bytyçi transferohet te Drita

Altin Bytyçi

Altin Bytyçi është futbollisti më i ri i kampiones së Kosovës, Dritës. 

Drita të hënën njoftoi për zyrtarizimin e transferimit të qendërmbrojtësit, Bytyçi. 
25-vjeçari së fundi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës. 

Ai pjesë e Partizanit ishte nga viti 2023 kur u transferua nga Kukësi për 95 mijë euro. 
Bytyçi karrierë ka bërë edhe te Besa e Pejës dhe Laçi. 

“Bytyçi, qendërmbrojtës nga Kosova, i bashkohet klubit tonë për të forcuar repartin defensiv dhe për të sjellë cilësi, përvojë dhe karakter në skuadër. Me paraqitjet e tij në futbollin elitar, Altini vjen te Drita me motiv të lartë për të dhënë kontributin e tij në objektivat e klubit. 

Klubi i uron mirëseardhje Altinit në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e Dritës”, ka shkruar klubi gjilanas. 

Drita ka transferuar edhe Igball Jasharin dhe Agan Mjakin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo