Sulmuesi Florent Hasani ka shënuar tjetër gol në kategorinë e dytë të futbollit turk.
Hasani që luan për skuadrën e Amedsporit shënoi gol në përballjen ndaj Sakaryasporit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmedspori të dielën barazoi 1:1 me Sakaryasporin në kuadër të xhiros së 25-të.
Sulmuesi kosovar, Hasani, e shënoi golin e epërsisë për vendësit në minutën e 45-t. Ai luajti deri në minutën e 70-të.
Për 28-vjeçarin Hasani ishte goli i 17-të këtë edicion. Ka edhe katër asistime.
Që prej transferimit, Hasani, ka shënuar tre gola me Amedsporin. Ai tek Amedspori u transferua muajin e kaluar nga Boluspori për 500 mijë euro.
Në pjesën e parë të këtij edicioni, Hasani, me Bolusporin realizoi 14 gola.