Futboll

Tjetër fitore e Galatasarayt në Turqi

Galatasaray

Galatasaray ka shënuar tjetër fitore në Superligën e Turqisë në futboll. Galata të dielën mbrëma fitoi 4:0 në udhëtim ndaj Kayserisporit në kuadër të xhiros së tretë. 

Dy golat e parë i shënoi mbrojtësi Eren Elmali në minutën e 36-të dhe të 46-të.

Për 3:0 shënoi qendërsulmuesi Victor Osimhen në minutën e 86-të. 

Golin e fundit e realizoi sulmuesi i krahut, Leroy Sane, në minutën e 93-të. Te Kayserispori nga minuta e 60-të u paraqit Indrit Tuci. 

Galata pas tri ndeshjeve të zhvilluara ka nëntë pikë në pozitën e parë.