Futboll

Tjetër e arritur e madhe e Mbappes me Real Madridin

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është bërë futbollisti i parë në Top-5 ligat evropiane të futbollit, që e arrin shifrën e 25 golave në këtë edicion. 

Shifrën e 25 golave në 20 ndeshje, Mbappe e ka regjistruar të mërkurën mbrëma, me dy golat e shënuar për Real Madridin në fitoren 3:0 në udhëtim tek Athletic Bilbao. 

Mbappe e shënoi golin për 1:0 dhe 3:0 në minutën e shtatë dhe të 59-të, ndërsa Eduardo Camavinga në minutën e 42-të, e shënoi golin tjetër. 

Real Madridi me fitore i afrohet Barcelonës në një pikë në krye të tabelës. 

Barcelona e para ka 37 pikë, ndërsa Real Madridi ka 36 pikë në vendin e dytë. 

Athletic Bilbao mbetet me 20 pikë në mesin e tabelës. 

Ndeshja e së mërkurës i takoi xhiros së 19-të të La Ligas.