Futboll

Tifozët e Boca Juniorsit, më të zhurmshmit në Botërorin e klubeve

Tifozët e Boca Juniorsit, më të zhurmshmit në Botërorin e klubeve

Foto: Associated Press

Në vetëm dy ndeshje, Boca Juniorsi e ka kthyer stadiumin “Hard Rock” si atë që e ka në Argjentinë, “Bombonera”. 

Stadiumi në Miami në Botërorin e klubeve kur ka luajtur skuadra argjentinase, ka qenë e mbushur plot me shikues që kanë dhuruar përkrahje të madhe e me shumë pasion për ekipin e Bocas. 

Tifozët e tjerë në stadium dhe madje edhe trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, kanë mbetur të mahnitur. 

Në ndeshjen ndaj Benficas që përfundoi 2:2, nga 55 mijë e 574 tifozë në stadium, shumica ishin në përkrahje të Boca Juniorsit. Njësoj ishte edhe në humbjen 2:1 nga Bayern Munichu, kur të pranishëm ishin 63 mijë e 587 tifozë. 

Derisa disa ndeshje janë luajtur në stadiume thuajse gjysmë të zbrazura, prezenca e tifozvëe të skuadrave nga Amerika e Jugut ka qenë shumë e madhe në Kupën e Botës për Klube në SHBA.