Mediumi i fuqishëm “The Athletic” ka shkruar për 10 lojtarë nga top-pesë ligat evropiane të futbollit pas përfundimit të gjysmës së kampionatit.
“The Athletic” të shtunën ka publikuar një shkrim të gjatë për ta, ku i ka përfshirë statistikat e gjuajtjeve të pasuksesshme drejt portës.
“Dhjetë lojtarë kanë tentuar 23 apo më shumë gjuajtje në ndeshjet në ligë, pa sukses, shkruan ky medium.
Arijon Ibrahimoviqi është i shtati në këtë listë, ku janë edhe Abde Rebbach, Andrej Iliq, Mathias Pereira Lage, Florian Lejeune, Alexis Mac Allister, Federico Valverde, Rocco Reitz dhe Jesus Rodriguez dhe Matteo Politano.
“Arijon Ibrahimoviq i Heidenheimit, 24 gjuajtje. Arijoni rregullisht pyetet nëse është i afërm me Zlatanin, ndërsa përgjigja është jo. Dhe për evidencë, vetëm shikoni statistikat e tij. Talenti që është mesfushor me tipare sulmuese, i zhvilluar te të rinjtë e Bayern Munichut, ka pasur kampanjë të vështirë me Heidenheimin. Rasti më i mirë i tij që e kishte kundër Hamburgut në shtator, iu bllokua, ndonëse portieri i Hamburgut në atë moment ishte në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë. Në xhirot e fundit, dëshira e tij e madhe për të shënuar është rritur shumë, pasi ka bërë më shumë tentime se kurrë. Për të qenë më të saktë, në dy ndeshjet e fundit, një gjuajtje e tij që u prit nga portieri, përfundoi me gol në ndeshjen ndaj Mainzit, ndërsa ndaj Kolnit e qëlloi transversalen”, ka shkruar “The Athletic”.
20-vjeçari Ibrahimoviq në këtë edicion ka tri asistime në të gjitha garat, në 19 paraqitje.
