Armend Thaqi është një tjetër lojtar i Ballkanit që largohet nga skuadra me gjitha trofetë e fituara.
Thaqi do të transferohet te Cluji rumun pas aventurës katërvjeçare te skuadra suharekase.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shkuan shpejtë katër vjet dhe nuk i kemi parashikuar sukseset që i kemi arritur. Edhe këtë sezon fituam me meritë dhe treguam se jemi skuadra më e mirë. Emocionuese ndeshja e fundit sepse kalova katër vjet këtu. Tani na pret rrugë shumë më e vështirë, atmosferë tjetër, klub tjetër. Uroj të kem suksese edhe me skuadrën tjetër. Te Ballkani u mblodhëm lojtarë shumë cilësorë dhe fillimisht synim ka qenë arritja e garave evropiane. Në vitin e parë humbëm gjithçka dhe më pas arritëm shumë suksese. Tri herë kampion, dy herë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës. I kemi arritur këto me mund e sakrificë. Tani kam pushim disa ditë, pastaj do të shkojë te Cluji për t’i kryer testet mjekësore dhe ta vazhdoj karrierën atje me 3 vjet kontratë. Uroj të mos kem lëndime. Atje është nivel tjetër, garë tjetër. Doja të provoja diçka të re sepse këtu i kam fituar të gjitha”, theksoi Thaqi për “ArtMotion” pas ndeshjes.