Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Thaqi e Korenica debutojnë me fitore te Cluji

Armend Thaqi

Armend Thaqi startoi te CFR Cluji që fitoi 3:2 ndaj Dinamo Bucurestit. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së parë të kampionatit të Rumanisë.

Për Thaqin ishte ndeshje debutuese në elitën rumune. Ai megjithatë luajti vetëm në pjesën e parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej minutës së 69-të për Clujin luajti edhe Meriton Korenica. Edhe për Korenicën ishte debutim në Rumani.

Arlind Ajeti ishte në stol te Cluji. Ai kishte pushim më të gjatë për shkak të Evropianit.

Te Dinamo Bucuresti ndeshjen e kompletoi sulmuesi Astrit Selmani.