Erik ten Hag u është kundërpërgjigjur komenteve të fundit të bëra nga Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez i futbollit ka thënë se skuadra aktuale e Manchester Unitedit nuk ka gjasa që ta fitojë Premier Leaguen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit holandez të “djajve të kuq”.
“Ai ka thënë se Unitedi nuk mund ta fitojë Premier Leaguen. Ai është shumë larg Manchesterit. Të gjithë mund ta kenë opinionin e vet, është në rregull”, ka thënë Ten Hag, shkruan “Sky Sports” të enjten.
Ronaldo ka thënë në një emision me Rio Ferdinandin këtë javë se Unitedi duhet të rindërtohet për të pasur sukses.