Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ten Hag flet për Xhakën

Erik ten Hag

Erik ten Hag

Trajneri i ri i Bayer Leverkusenit, holandezi Erik ten Hag ka folur lidhur me të ardhmen e Granit Xhakës.

Të martën menaxheri i Xhakës tha se mesfushori dëshiron të kthehet në Premier League. Ai ka treguar se tashmë kanë arritur marrëveshje me këtë skuadër dhe ka kërkuar që Leverkuseni të mundësojë largimin e kapitenit të Zvicrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por Ten Hag kërkon që Xhaka të mbetet.

“Përfaqësuesi i lojtarit mund të thotë çka të dojë, por klubi ka shitur tre lojtarë të rëndësiëhëm. Nuk do të shesim më lojtarë. Nuk është e mundur. Kjo do të kishte ndikim shumë të madh në skuadër. Graniti është lider. Ai ka firmosur për pesë vjet dhe ka kontratë edhe për tri vjet. Është shumë i rëndësishëm për ne që të lejojmë të largohet”, ka thënë Ten Hag nga kampi përgatitor i Leverkusenit në Brazil, shkruan “Kicker”.

Drejtori menaxhues, Simon Rolfes, ka theksuar se Graniti është lider i rëndësishëm dhe ka kualitete sportive. Ka thënë se ka perspektivë të ngjashme me trajnerin. Por Rolfes ka theksuar se nuk ka refuzim final për Xhakën.