Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Të mërkurën luhet finalja e Ligës së Evropës

Liga e Evropës

Freiburgu dhe Aston Villa do të përballen në finalen e Ligës së Evropës në stadiumin e Beshiktashit, të mërkurën.

Finalja ndërmjet Freiburgut dhe Aston Villas zhvillohet nga ora 21:00.

Klubi gjerman po kalon një edicion historik nën drejtimin e trajneri Julian Schuster dhe ka arritur për herë të parë në finale të një garë evropiane.

Është një ndeshje larg trofeut të parë të madh në historinë 122-vjeçare.

Në rrugën drejt finales, skuadra gjermane ndër të tjera shënoi fitore kundër Genkut, Bragës dhe Celta Vigos.

Aston Villa siguroi vend në finale pasi eliminoi në gjysmëfinale, Nottingham Forestin.

Edhe Publikohen formacionet e finales së Ligës së Evropës Futboll 1 muaj më parë Publikohen formacionet e finales së Ligës së Evropës

Villa tashmë e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, pasi do ta përfundojë mbi Liverpoolin në renditjen e Premier Leagues.

Aston Villa drejtohet nga Unai Emery, i cili Ligën e Evropës e ka fituar katër herë – tri herë me Sevillan dhe një herë me Villarrealin.

Aston Villa fitoi Kupën e Evropës në edicionin 1981/82, kur mposhti Bayernin në finale. Megjithatë, klubi anglez nuk ka arritur suksese tjera të mëdha që atëherë.