Futbollistët e NAC Bredas nuk e kanë siguruar mbijetesën në “Eredivise” të Holandës, por të hënën është dashur të udhëtojnë 6 orë me autobus për t’i zhvilluar dhjetë minutat e mbetura të ndeshjes së ndërprerë të dielën kundër Heerenveenit.
Ndeshja u ndërpre për shkak të trazirave të shkaktuara nga tifozët. Në dy raste janë hedhur mjete piroteknike në fushë. Dhe arbitri në të dy rastet ka dërguar lojtarët në dhomat e zhveshjes. Pas ndërprerjes së dytë, arbitri vendosi që ndeshja mos të vazhdojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNAC Breda ishte duke fituar 2:0 kur u ndërpre ndeshja, në pjesën e dytë. Rezultati nuk ndryshoi as të hënën.
“Është e çuditshme që duhet të ulesh në autobus për gjashtë orë për të luajtur futboll për tetë ose dhjetë minuta”, ka thënë trajneri i NAC Bredas, belgu Carl Hoefkens.