Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”

LDK-Selia

Foto: Driton Paçarada

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se pas një mbledhjeje të mbajtur të kolegjiumit të degëve të kësaj partie, Lumir Abdixhiku që mban postin e kryetarit të kësaj partie ka marrë mbështetjen e plotë të tyre.

Në mbledhjen e mbajtur të premten në selinë qendrore të LDK-së, Kolegjiumi shqyrtoi zhvillimet politike në vend, rezultatin e zgjedhjeve, gjendjen institucionale dhe angazhimin e partisë në periudhën e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në përfundim të takimit, bëhet e ditur në një komunikatë për media, Kolegjiumi vlerësoi punën e të gjitha strukturave të LDK-së gjatë zgjedhjeve të fundit, duke theksuar se partia ka shënuar rritje të mbështetjes qytetare brenda një periudhe relativisht të shkurtër nga zgjedhjet paraprake.

Megjithatë, u kërkua që të bëhet një analizë e plotë e rezultatit zgjedhor, me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe identifikimit të mundësive për përmirësimin e organizimit dhe veprimit politik të LDK-së në të ardhmen.

Kolegjiumi ritheksoi gjithashtu përkushtimin e LDK-së për të kontribuar në ndërtimin e institucioneve funksionale, respektimin e rendit kushtetues dhe ofrimin e zgjidhjeve që, sipas tij, i shërbejnë interesit shtetëror dhe qytetar.

Sa i përket zhvillimeve të brendshme, u theksua se organizimi i partisë rregullohet nga Statuti i LDK-së dhe vendimet e organeve të saj legjitime, ndërsa zgjedhjet e rregullta për të gjitha strukturat drejtuese do të mbahen gjatë vitit 2027, në përputhje me afatet statutore.

Në deklaratë, Kolegjiumi u bëri thirrje të gjitha strukturave, anëtarëve dhe funksionarëve të LDK-së që angazhimin e tyre ta përqendrojnë në forcimin e mëtejmë të partisë, ruajtjen e unitetit dhe përmbushjen e përgjegjësive ndaj qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Në fund, Kolegjiumi ritheksoi se LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë së brendshme, respektimit të Statutit dhe vendimmarrjes institucionale, duke theksuar se do ta vazhdojë veprimtarinë e saj me unitet dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.