Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tchouameni në “stërvitje normale” me Real Madridin

Tchouameni

Aurelien Tchouameni ka stërvitur normalisht me skuadrën e Real Madridit të premten, dy ditë para El Clasicos me Barcelonën.

Francezi ka ushtruar me pjesën tjetër të skuadrës, një ditë pas rrahjes me Fede Valverden, që ka tronditur klubin mbretëror, shkruan “Marca”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Real Madridi ka hapur procedurë disiplinore ndaj dy lojtarëve, por stërvitja e së premtes mund të jetë shenjë se Tchouameni mund të jetë në skuadër për ndeshjen e së dielës.

Kylian Mbappe po ashtu ishte në stërvitje dhe mund të jetë në dispozicion për ndeshjen me Barçën.

Natyrisht, në stërvitje ka munguar Valverde, që ka pësuar lëndim në kokë gjatë incidentit me Tchouamenin. Ylli uruguajas pritet të pushojë prej 10 deri në 14 ditë.