Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, të premten në konferencë për shtyp ka konfirmuar se Aurelien Tchouameni dhe Jude Bellingham janë kthyer në stërvitje pas lëndimeve që i pësuan. Por, Ancelotti u shpreh se dy futbollistët do të mungojnë në ndeshjen ndaj Real Sociedadit.
“Tchouameni dhe Bellingham janë kthyer në stërvitje, por ne nuk do të rrezikojmë nesër. Do të shohim nëse ata janë gati për të luajtur javën e ardhshme”, ka thënë 65-vjeçari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReal Sociedadi dhe Real Madridi do të përballen të shtunën nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas.
Reali është në pozitën e dytë në tabelë me tetë pikë të fituara nga katër ndeshje. Sociedadi është në vendin e 12-të me katër pikë.